Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës rastin e të burgosurit Enea Braçë nga qyteti i Gramshit i cili akuzohet për përndjekje. Me anë të ekspertizës mjeko ligjore të bërë nga eksperti i jashtëm i IML-së Shkëlqim Korbi, gjykata e Elbasanit e ka dërguar në burgun e Zaharisë duke e mbajtur të burgosur sii një person me rrezikshmëri të lartë.
Në Fiks Fare u ankua e ëma e 28-vjeçarit Vera Braçe, e cila akuzon ekspertin Shkëlqim Korbi që ka lëshuar një ekspertizë mjeko ligjore për djalin e saj pa e ekzaminuar atë. Kjo ekspertizë e pranuar nga gjykata e Elbasanit ka bërë që Enea Braçe t’i drejtohet institucionit të dënimit në Zahari të Krujës.
Enea është arrestuar në Gramsh në vitin 20 17 me akuzën e përndjekjes. Ai ka qenë i mbyllur në paraburgimin e Elbasanit dhe pas tre muajsh ai ka dalë në gjyq , i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka vendosur që Enea të dërgohet në spitalin e burgut në Zahari. “ Djali nuk është i sëmurë dhe kurrë nuk ka pasur probleme mendore” shprehet zj. Braçe “ ne nuk kemi hedhur asnjë firmë për këtë, ndaj kërkuar riekspertim”. Gjykata e cila e pranoi kërkesën e familjarëve vendosi si ekspert Shkëlqim Korbin për riekspertimin. Sipas Verës mjeku as e ka takuar Enean në Zahari apo ta ketë marrë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, por ai në gjykatë ka paraqitur një ekspertizë. Në ekspertizën Korbi e ka nxjerrë Enean të sëmurë dhe një person të rrezikshëm për shoqërinë. Vera pohon për Fiks Fare se pas këtij riekspertimi i është drejtuar Prokurorisë së Elbasanit dhe ka denoncuar mjekun Korbi për falsifikim të ekspertizës. “Por prokuroria e Elbasanit i ka mbyllur hetimet , ta ankimoja nuk kisha mundësi pasi avokatja më kërkoi një shumë që nuk e përballoja dot ndaj iu drejtova Fiks Fare , pasi djali im po rri kot brenda në një vend që nuk është për atë” përfundon Vera Braçe.
Gazetarët e Fiksit filluan menjëherë nga investigimi për të kuptuar se ato ç’ka pretendonte zj.Vera ishin apo jo të vërteta. Fillimisht u provua nga vetë i dënuari se në ambientet e spitalit të burgut atë nuk e kishte vizituar asnjëherë mjeku Korbi dhe nuk merrte asnjë lloj mjekimi. Ai pohon se për situatën në të cilën ndodhej i kishte dërguar edhe një letër Avokatit të Popullit.
Më pas në bashkëpunim me familjarët e 28 –vjeçarit Fiksi nëpërmjet shefit të shërbimit në burgun e Zaharisë vërtetoi se Enea Braçe nuk e kishte dalë asnjëherë nga ky institucion. Këtë e pohon vetë shefi shërbimit nga shfletimi i librit ku shënohen të gjitha lëvizjet e të burgosurve. Ai u shpjegon familjarëve se edhe esë nuk ka dalë nga burgu djali mund të jetë vizituar brenda institucionit ose mjeku mund të ketë dalë në konkluzion nga kartela që i kanë dërguar mjekët e burgut Zahari, por familjarët i pohojnë se eksperti Korbi është shprehur në gjykatë se në datë 7 dhjetor të 2018 e ka vizituar të burgosurin pranë ambienteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Por shefi i shërbimit e mohon kategorikisht që Enea Braçë në këtë datë apo edhe ndonjë datë tjetër të ketë dal prej ambienteve të burgut. Po ashtu pranë këtyre ambienteve familjarët mundën të takojnë edhe mjeken e spitalit të burgut e cila konfirmon se nuk ka asnjë mjekim për Enean dhe se është një djalë i qetë. Ajo gjithashtu konfirmon se nuk ka çuar asnjë dosje pranë Institutit Mjeko Ligjorë në lidhje me Enean kërkuar nga eksperti Korbi. “Nuk kam dërguar asnjë dosje në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe nëse Shkëlqim Korbi e ka lëshuar ekspertizën mban ai përgjegjësi” përfundon mjekja e burgut. Edhe në seancën e gjyqit ku i Burgosuri Enea Braçe ka qenë i pranishëm e ka mohuar ta njoh apo ta ketë takuar ekspertin Shkëlqim Korbi ndërkohë që ky i fundit është shprehur para gjykatës se e ka ekzaminuar në datë 7 dhjetor 2018 pranë ambienteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Edhe në dokumentin ligjorë të Drejtorisë së Burgjeve shkruhet qartë se i burgosuri Enea Braçe nuk ka dalë nga burgu dhe se nuk ka pas asnjë takim me ekspertin Shkëlqim Korbi.
Bisedë e familjarëve në Burgun e Zaharisë
Fast- Takimi me të burgosurin
I burgosuri – Unë nuk jam i çmendur
Mamaja e të arrestuarit – Pi ilaçe?
I burgosuri – Unë s’kam pirë asnjë lloj ilaçi
Mamaja e të arrestuarit – Paracetamol?
I burgosuri – Asgjë në botë. Takoni psikiatrin. Kur vjen e më takon këtu brenda më thotë ua më vjen shumë keq që je këtu brenda. Fola me avokatin e popullit, tani sa fola i dërgova atë letrën se harrova ta merrja tua tregoja edhe ju. Fola jo me avokatin e popullit direkt me sekretaren nuk e di kush ishte z. Azem s’e di kush ishte. Fola me të, mirëdita, mirëdita quhem Enea Braçe jam në burgun e Zaharisë, kam bërë një kallëzim tek juve se unë çova letrën tek avokati i popullit për Shkëlqim Korbin. O po e njohim direkt, vazhdoi më pas në qoftë se e ke lexuar letrën për 30 ditë të kthej përgjigje. Kam bërë kallëzim në prokurorin e Elbasanit, por nuk ma pranoi që ta ndiqja penalisht. Po apelimin atje e bëre( për pezullimin e hetimeve për doktorin).
Bisedë me shefin e shërbimit të burgut të Zaharisë
Oficeri rojës – Në Tiranë nuk ka qenë. Të paktën me letra, vetëm me u arratisë, arratisë nuk është. Çfarë moshe ka?
Vëllai i të arrestuarit – Të flasim një qik, dua të takoj drejtorin o doktorin
Oficeri rojës – Ja tani ku shkoi Neda? Do vij doktoresha tani
Vëllai i të arrestuarit – Dakord
Oficeri rojës – Si të takosh doktoreshën ajo është shefja e madhe
Vëllai i të arrestuarit – Dakord shefen
Mamaja e të arrestuarit – A të bëj një pyetje?
Oficeri rojës – Po
Mamaja e të arrestuarit – Enea Braçe në dhjetor ka dalë nga institucioni?
Oficeri rojës – Jemi në shkurt, ne nxjerrim e marrim dhjetë veta në ditë, ku e mbaj mënd.
Mamaja e të arrestuarit – E di si është puna, unë zhvilloj gjyqin për Enean. Atë është caktuar doktori që do ndjek Enean. Nga jashtë Instituti i Mjekësisë Ligjore
Oficeri rojës – Po
Mamaja e të arrestuarit – Tani as erdhi këtu doktori, as se mori Enean tek instituti dhe e solli raportin atje ( në gjykatë ) sikur Enea ishte i çmendur ishte i rrezikshëm për shoqërinë.
Oficeri rojës – Po
Vëllai i të arrestuarit – Dhe na duhej një shkresë me pak fjalë
Oficeri rojës – Ja se ta sqaroi unë si funksionon. Këtu vjen një dokument në qoftë se ai del. Vjen një shkresë
Mamaja e të arrestuarit – Po
Oficeri rojës – Vjen një si kjo. Pa më ardhur mua një si kjo me vulë me firmë me numër urdhri
Vëllai i të arrestuarit – Nuk del
Oficeri rojës – Nuk bëhet fjalë se e kam unë në ngarkim. Ligjërisht e kam unë. Pa më ardhur kjo unë nuk e nxjerr dot jashtë se shkoi në burg për vete unë.
Mamaja e të arrestuarit – Vetëm ti e ke në dorë këtu shefi i shërbimit, apo do të marrë një firmë dua firma, tre firma
Oficeri rojës -Ta sqaroi unë këtë. Në momentin që më vjen ajo letra unë shkoj e pyes atë e kam detyrim me pyet, do të shkosh apo nuk do të shkosh?
Mamaja e të arrestuarit – Kë, Enean?
Oficeri rojës – Enean, çdo Enea kush të jetë. Kam unë pjesën time. Ai po të jetë i papërgjeshëm, ai ma thotë mu masi të ka ardhur kërkesa me shoqërim të detyruar. Pra kur të thotë me shoqërim të detyruar unë nuk e pyes atë, i vë prangat me zor e marre e fus në makinë dhe e çoj në Tiranë. Kjo është proceduara. Në momentin që ai nuk ma ka përcaktuar mua që do shoqërohet forcërisht do të shoqërohet patjetër. Atëherë e marrë unë nuk e pyes fare atë. Në momentin që ai nuk e përcakton unë shkoi e pyes do shkosh në gjykatë, në komisionin mjeko ligjorë dhe thotë po ose jo? Në qoftë se thotë jo i them unë na deklaratën e plotësoje. Ata që nuk dinë të shkruajnë e bëjmë ne dhe e sqarojmë mbrapa e kam bërë unë shënimin për arsyeje se nuk shkruan dot ai. Mbase ka thënë nuk shkoi, kjo është problemi. Të thashë unë në dhjetor do hap një grumbull me letra se këtu dalin e hynë 30 veta brenda ditës. Unë e gjejë a ka dalë a s’ka dalë. Nuk është e fshehur. Avokati, a ka avokat?
Mamaja e të arrestuarit – Po
Oficeri rojës – Avokati i ka kërkuar gjykatës ekspertimin mjeko ligjorë
Vëllai i të arrestuarit – Po
Oficeri rojës – Dhe në momentin që avokati i kërkon ekspertimin mjeko ligjorë dhe gjykata e pranon , gjykata nxjerr një kërkesë dhe qon në Drejtori të Burgjeve dhe thotë filani, filani orë, filan datë do të shoqërohet për IML ( Instituti i Mjekësisë Ligjore).
Vëllai i të arrestuarit –Mjeki ligjorë as se kishte vizituar, as se kishte thirrur atje dhe solli shkresën sikur e kishte vizituar
Oficeri rojës – Eksperti mjeko ligjorë nuk i bën kaq badi hapat, nuk ma merr mëndja se është aq trim.
Mamaja e të arrestuarit – Është trim
Oficeri rojes – Unë s’e besoi. Je duke abuzuar me punën pa të drejt e para e dyta je duke akuzuar kot, s’ke çfarë ke?Rrezikojnë me tu heq licenca e mjekut për atë punë. Ai mbase ka bërë kërkesë eksperti mjeko ligjorë këtu dhe mjekët i kanë çuar karakteristikë këtu. Thashë se mjeku ligjorë nuk ka qenë kaq idiot që ka arrit në përfundim
Ndihmës oficeri i rojës – Nuk behët fjalë
Vëllai i të arrestuarit – Ai tha kështu në gjykatë që erdhi Enea pranë IKML –së Tiranë a e kupton?
Ndihmës oficeri i rojës – Duhet të jetë prezentë ai në çdo moment. Ndryshe nuk ka si e shkruan epikrizën mjeku ligjorë
Vëllai i të arrestuarit – Ore e shkruajti epikrizën dhe ka thënë që
Ndihmës oficeri i rojës – Pa qenë?
Vëllai i të arrestuarit – Dhe ka thënë Enea erdhi në Tiranë e vizitova domethënë pranë institucionit në Tiranë domethënë tek Nën Tereza dhe më doli i papërgjeshëm sikur është i rrezikshëm
Oficeri rojës – Mbase edhe e ka vizituar.
Vëllai i të arrestuarit – Po nuk ka dalë fare Enea që nga këtu a e kupton?
Oficeri rojës – Ta ka thënë Enea ty?
Vëllai i të arrestuarit – Mundet ta shikosh një herë, shikoje
Oficeri rojës – Po more e gjejmë e gjejmë si se gjejmë?
Vëllai i të arrestuarit – Në dhjetor
Oficeri rojës – Enea si e patë?
Vëllai i të arrestuarit – Enea Braçe
Oficeri rojës – E gjemë tani. E çuditshme të thashë. Me bërë unë një veprim të tillë unë shkoi në vend të Eneas
Vëllai i të arrestuarit – U bë seanca gjyqësore, ai tha ka erdhi Enea pranë IML Tiranë domethënë që ishte vizituar në Tiranë.
Oficeri rojës – Mbase ai ka bërë një se këtu ka disa mjekë ka klinik, mbase i ka bërë kërkesë mjekësisë këtu dhe mjekësia i ka quar kartelën
Vëllai i të arrestuarit – E po jo ai thotë erdhi Enea personalisht. Mjeku ligjorë thoshte sy për sy edhe në gjykatë domethënë edhe në sy të Eneas ka qenë në Tiranë a e kupton qa them? Enea thotë se njoh se kam parë ndonjëherë.
Oficeri rojës – Ai përse akuzohet?
Vëllai i të arrestuarit – Për përndjekje.
Oficeri rojës – Nuk ka dal jo. Kur ka thënë eksperti mjeko ligjor që e ka parë në Tiranë? Duhet me parë atë epikrizën?
Vëllai i të arrestuarit – E kemi epikrizën e kemi tek makina aty lart.
Oficeri rojës – Me çfarë date e ka vizituar?Me çfarë datë e ka vizituar ai?
Vëllai i të arrestuarit – A i ke letrat tek makina?
Mamaja e të arrestuarit – I kam tek makina
Vëllai i të arrestuarit – A të iki një vrap e ti marrë ?
Oficeri rojës – Ik një vrap
Vëllai i të arrestuarit – Ja, ja epikriza
Oficeri rojës – Ma jep mua
Mamaja e të arrestuarit – Ja kjo është ajo e ekspertimit, po ka edhe një letër mbi të shiko për datën ti tek ajo dhe ka dalë a s’ka dalë?
Oficeri rojës – E lexova e lexova
Vëllai i të arrestuarit –E thoshte se e kanë sjellë pranë institucionit?
Oficeri rojës – Po e ka lënë në burg pra.
Vëllai i të arrestuarit – E ka lënë në burg, e ka lënë në burg kotë.
Oficeri rojës – Ore kot plotë se di a më kupton? Se ku e ka vizitua ai e din vetë atë punë nga këtu nuk ka dalë njëherë. Daljen e dimë ne, derisa nuk e dimë ka dalë e se dimë ne. Po të kishte dalë ai nuk do ishte kthyer. Do ishim ne në vend të ati. Kështu që ajo që ke bërë ti është shumë e saktë. ( dokumentin që ka marrë nga drejtoria e burgjeve).Kërkesë Drejtorisë Burgjeve ta sjellin ata që filani nuk ka dalë këtë muaj. Dhe i thuaj gjykatës kur e ka vizituar ai më thuaj
Vëllai i të arrestuarit – Erdhi nga Drejtoria e Burgjeve,a e kupton. Erdhi nga Drejtoria e Burgjeve edhe gjykata tha duhet vërë nga institucioni. Sikur Drejtoria e Burgjeve qenka bllof, qenka kot Drejtoria e Burgjeve.
Oficeri rojës – Institucioni, Drejtoria e Burgjeve është.
Nën oficeri i rojës – Si rregull pas gjashtë muajsh do kishte dalë. Se gjashtë muaj janë zakonisht.
Takimi me doktoreshën e burgut të Zaharisë
Punonjësja e policisë – Familjarët e Enea Braçes
Doktoresha – Hë Enea Braçes?
Mamaja e të arrestuarit – Si je?
Doktoresha – Si je? Si kalove?
Mamaja e të arrestuarit – Mirë, mamaja e Eneas jam
Doktoresha – Po
Vëllai i të arrestuarit – Donim të pyesnim një çik?
Doktoresha – Po, Enean dje e kam parë mirë është, në rregull është. Informacionin që ka kërkuar avokati një informacion shëndetësor ja kemi bërë që dje, ka mbaruar. Ça të them unë tjetër?
Mamaja e të arrestuarit – Ndo raporto keni quar që këtej?
Vëllai i të arrestuarit – Mjeku ligjori?
Mamaja e të arrestuarit – Instituti i Mjekësisë Ligjore ju?
Doktoresha – Mjekësia Ligjore nëpërmjet kërkesës që bën gjykata i çon në Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve . Vjen vetë DAPI, forcat operacionale e marrin e çojnë në Mjekësin Ligjore. Dhe raportin Mjekësia Lligjore e çon në gjykatë kur të ketë gjyqin. Sepse me kërkesë të gjykatës bëhet çdo gjë.
Vëllai i të arrestuarit – Po ilaçe merr Enea?
Doktoresha – Jo, dje kam bërë informacionin dhe nuk ka diagnozë, problemi psikike nuk ka dhe nuk ka mjekim, jo nuk merr. Dhe është pa mjekim.
Mamaja e të arrestuarit – E di pse të pyeta, sepse ngarkoi gjykata një ekspert për të vizituar Enean. Shkëlqim Korbin e njeh Shkëlqim Korbin?
Doktoresha – Eshtë tek Mjekësia Ligjore është mjek psikiatër dhe e njohë shumë mirë
Mamaja e të arrestuarit – Ai thotë që ka dal Enea që këtej, Enea s’ka dal fare që këtej ( nga burgu) ai thotë i kam bërë vizitë
Doktoresha – Shkon kartela paralelisht kur neve na vinë transit shkojnë tek Mjekësia Ligjore shkon edhe fotokopja e institucionit tonë dhe doktoreshat ose doktor Shkëlqim Korbi shikon përveç pacientit që e merr në intervistë shikon edhe kartelën që ka bërë doktori këtu.
Vëllai i të arrestuarit – Po një kartelë mundet të na japësh?
Doktoresha –Fotokopjen e kartelës e kërkon vetëm mjekësia ligjore, gjykata ose prokurori. Në këtë pjesë doktori ka bërë shumë qartë sepse nuk ka mjekim( doktori i burgut).Nuk ka diagnozë.
Mamaja e të arrestuarit – Dhe ai thotë është i rrezikshëm për shoqërinë.
Doktoresha – Nëse ai e ka thënë, mban përgjegjësi ai pse e ka thënë. Në informacionin që kam dhënë dje doktoresha mjeke psikiatër është pa diagnozë klinike. Dhe aktualisht nuk merr mjekim. Djali është më se normal.
Ballafaqimi i ekspertit në seancën gjyqësore
Gjyqtarja –Po Enea çfarë keni për të deklaruar? Ça ke për të thënë?
I arrestuari – Unë kam që në shtator që nuk kam dalë. Nuk e njoh këtë njeri, ( ekspertin) kush është ky njeri fare. Nuk e kam parë kurrë në jetën time. Është hera e parë që e shikoj.
Gjyqtarja – Ok, ju dëgjuam
I arrestuari – Është hera e parë, unë s’kam dal nga institucioni dhe kjo vërtetohet është shumë lehtë të vërtetohet …
Gjyqtarja – Ju keni një avokate nëse pretendoni se ekspertimi nuk është kryer në përputhje me ligjin duhet ta provojmë para gjykatës një pretendim të tillë. Atëherë në lidhje me fashikullin e gjykimit bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit akt ekspertimi Nr. 532, datë 11.12.2018 mbërritur në gjykatë. Në lidhje me vazhdimin e gjykimit juve ju lutem avokate?
Avokatja – Zonja gjyqtare akt ekspertimi I bërë nga eksperti është I falsifikuar. I përfaqësuari prej meje nuk ka dalë nga institucioni.
Gjyqtarja – Nuk jemi përpara falsifikimit nëse pretendohet, mund të jesh
Avokatja – Po, pra dhe kërkojmë nga ana e gjykatës të kërkohet informacion pranë Institutit të Mjeksisë Ligjore sepse është një informacion që nuk i vihet në dispozicion avokates.
Gjygjtarja – Po pse si merrni burgut ku aktualisht është i dënuari?
Avokatja – Ja kemi kërkuar burgut
Gjyqtarja – Ma jep shkresën
Avokatja – Presim përgjigjen. Unë kërkova nuk I kërkova institucionit ku vuan dënimin po kërkova gjykatës t’i drejtohet Institutit të Mjeksisë Ligjore. Për datën 7 nëse ky shtetas ka hyrë në Institutin e Mjesisë Ligjore apo jo? Ne pretendojmë se me datën 7 ky shtetas nuk ka hyrë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Dhe akti I ekspertimit është një akt I falsifikuar.
Top Channel