Duke folur për uljen në tryezën e bisedimeve, mazhorancë-opozitë, në studion e “Top Talk”, Ervin Bushati tha se kreu i PD Lulzim Basha është bërë si lideri i Koresë së Veriut, me numrin e lartë të ultimatumeve që lëshon.

“Basha është bërë si ai i Koresë së Veriut, është tani tek ultimatumi i 274-të. Ultimatumi një është, ndaj nuk ka edhe shumës në latinisht. Ndërsa Basha bën ultimatume. Të ikë Rama. Kjo nuk ka sens, nuk e cakton as Rama dhe as Basha se kush është kryeministër. Dhe kjo mazhorancë nuk ka dalë fituese me vetëm 1 deputet”, tha Bushati.

Top Channel