Dialogu, Basha lë derën hapur: Mirëpresim ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës, nuk e zgjedh kundërshtarin

14/05/2019 19:28

Në konferencën për shtyp të pasdites, Lulzim Basha tha se ndërkombëtarët janë të mirëpritur që të luajnë rolin e ndërmjetësuesit për zgjidhjen e krizës.

Por, për kreun e PD-së, protestat nuk do të ndalen.

Ndërkohë, në vazhdën e reagimit të ndërkombëtarëve, Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike, ka “dënuar ashpër përdorimin e dhunës në protestat e fundit.

Në Twitter, Daul theksoi se “të gjitha palët duhet t’i kthehen një dialogu të ndershëm politik, të gjejnë shkaqet e krizës të ulin retorikën dhe të heqin dorë nga dhuna”.

Top Channel