Në studion e “Top Talk”, ka qenë i ftuar Sekretari i Grupit Parlamentar të PS, Ervin Bushati, i cili duke folur për protestën e opozitës u pyet edhe për dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi.

Ervin Bushati dënoi dhunën e ushtruar ndaj Sait Dollpajt, duke e konsideruar si një gjest jo të drejtë, por nënvizoi se nuk ka pasur tejkalim të dhunës, e duhet marrë parasysh edhe rrethanat në të cilën gjendeshin forcat e policisë.

“Nëse ndodh një rast i tillë, që nuk është për t’u lavdëruar, është mëse i zakonshëm në çdo vend të Europës. Duhet marrë parasysh edhe që mund të kenë 6 orë nën sulm edhe me bomba molotov. Një sjellje e tillë, edhe e kuptueshme. Nuk është e lavdërueshme, por s’mund të krahasohet me hedhjen e bombave molotov dhe sulmet e tjera”, tha Bushati, duke shtuar se “Serish mazhoranca e pranon se ka nevojë për përmirësim, por opozita nuk e pranon se hedhja e bombave molotov nuk është e dënueshme”.

Top Channel