Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në bashkëbisedimin e tij me gazetarët se kryeministri Edi Rama “hodhi poshtë sot ofertat publike për një angazhim të faktorit ndërkombëtar”.

“Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. Ai hodhi poshtë sot ofertat publike për një angazhim të faktorit ndërkombëtar. PD-ja mirëpret çdo angazhim të faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur këtë krizë të thellë”, deklaroi Basha.

“Kjo krizë vetëm sa do të thellohet nëse lihet në dorën e një njeriu të papërgjegjshëm që kërkon të mbajë Shqipërinë peng. Rruga që kemi përpara është fare e qartë, ne do të vazhdojmë aksionin qytetar, duke ndërthurur protestat me alternativën, vizionin për të ndërtuar ekonominë, mundësi për mirëqënie për të gjithë shqiptarët”, shtoi Basha.

Top Channel