Ndryshe nga herët e kaluara, opozita e bashkuar me në krye Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin kanë organizuar atë që e kanë quajtur protestë-marshim, që për të parën herë kishte një destinacion të ri: Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Të gjendur të papërgatitur përballë kësaj situate, banorët e zonës përreth institucionit më të lartë shtetëror të policisë në vend janë habitur dhe shqetësuar nga zhurmat e fuqishme të dëgjuara pasditen e kësaj të hëne.

Pamjet e para që vijnë në rubrikën “Ti Raporton” tregojnë flakë dhe shpërthime që dëgjohen në distancë, por edhe sirena policie dhe ambulancash që janë vënë në dispozicion për të siguruar rendin dhe sigurinë, për t’iu ardhur në ndihmë kujtdo në nevojë, sikurse edhe për të drejtuar trafikun e rënduar në rrugët përreth Policisë së Shtetit.

Top Channel