Protesta e opozitës, Çupi: Qeveria të mos e zgjidhë me forcë. Të hetojë financimet

13/05/2019 16:54

Në studion e “Top Talk”, gazetari dhe publicisti Frrok Çupi, u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme që qeveria ta zgjidhë me forcë situatën në të cilën opozita jashtëparlamentare po mundohet ta çojë vendin.

Teksa thekoi se për të është e rëndësishme që të mbrohet Kombi, Frrok Çupi shtoi se Qeveria nuk duhet ta zgjidhë me forcë, por të kontrollojë dhe presë burimet financiare.

“Për mua në këtë rast duhet mbrojtur Kombi. Këta po e çojnë Kombin në idenë e ‘Pranverës Arabe’. Po mundohen t’i tregojnë botës se ky është një komb që nuk e meriton demokracinë. Qeveria nuk duhet ta zgjidhë me forcë. Por në mënyrë të menjëhershme duhet të kontrollojë burimet financiare që po ushqejnë këtë lëvizje dhune dhe terrori. Burimet financiare janë lehtësisht për t’u prerë. Nëse ato priten do të kemi një shtensionim të situatës deri në momentin ku të qartësohet ideja e të vijë fryma por perëndimore në Shqipëri”, tha Çupi.

Top Channel