Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm deputetin e PSD-së,  Dardan Molliqaj, i cili është edhe bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Koha.net raporton se ai është arrestuar  në banesën e tij dhe nuk ka pasur kërkesë për tu paraqitur në gjykatë.

Molliqaj është arrestuar në akuzën e pjesëmarrjes në protestë për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.  Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. “PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhet në njoftimin e partisë.

Njoftimi i PSD në Fcebook

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj. Ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA