Panik në Durrës/ Automjeti merr flakë në ecje
13/05/2019 09:14
Një automjet ka marrë flakë në ecje në lagjen Nr.4 Durrës.
Në automjet ishin dy femra ku drejtuese ishte shtetasja Esmeralda Topollaj.
Raportohet se ka vetëm dëme materiale.
Durrës/ Informacion Paraprak.
Më datë 13.05.2019, rreth orës 08:15, në lagjen Nr.4 Durrës , ka marrë flakë në ecje dhe është djegur automjeti që drejtohej nga shtetasja E.T., 27 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel