Ervin Saljanji, ish-deputeti i Partisë Demokratike deklaroi në studion e Open se opozita ka arritur qëllimin e saj sepse, sipas tij, Edi Rama është tërhequr dhe po pranon dialog me PD-në.

Saljanji tha se deklaratat ndërkombëtare tregojnë vlerësim për opozitën dhe drejtuesit e saj.

“Rama është drejt rrëzimit. Ne nuk prisnim që të nisnim marshimin dhe të rrëzohej Rama. Do të presim deri në 30 qershor dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Sot Edi Rama na ka shtrirë dorën për dialog, kur deri dje kishte arrogancë”, deklaroi Salianji.

Top Channel