Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sotir Kllapi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, i kaloi pa probleme filtrat e pasurisë dhe pastërtisë së figurës gjatë seancës dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të mërkurën, ndërkohë që trupi gjykues ngriti pikëpyetje mbi dy çështje të hetuara prej tij.

Procesi i Vetingut për Kllapin u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin.

Prokurori Sotir Kllapi ka marrë raport pozitiv nga ILDKPKI mbi interesat e tij private si dhe raport “përshtatshmërie” nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

Top Channel