LIVE/ Rikthehen incidentet në bulevard, protestuesit hedhin molotovë, gurë, djegin karrigen para kryeministrisë. Policia përgjigjet me ujë
Një fëmijë del në lumë për të peshkuar por nuk kthehet më në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë ku familjarët kanë njoftuar në polici se fëmija i tyre i mitur J.D., vjeç 12, banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona dhe nuk është kthyer më.
Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorie e Tropojës, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.
Top Channel