Sot opozita jashtëparlamentare grumbullohet sërish për protestën e pestë kombëtare, e vendosur në një mbledhje të jashtëzakonshme të PD-LSI me aleatët, në përfundim të protestës të së shtunës.

I ftuar në studion e Top Talk, gazetari dhe publicisti Frrok Çupi, theksoi se opozita jashtë parlamentare ka hyrë në rrugën e një terrorizmi politik.

“Fatkeqësisht opozita jo parlamentare një organizim që ka lënë politikën dhe funksionon me mocionin e për të shkaktuar frikë, ose më saktë terror. Opozita ka hyrë në rrugën e terrorit. Terrorizmi politik është terrorizmi modern. Ai jep ndikimin e vetë në të gjithë botën. Në kohën e moderne kemi Spanjën, Anglinë, për të mos thënë botën islamike. E vështirë për ta ndarë çfarë është apo jo terrorizëm. Terroristi nuk thonë se ata është terroristë, por i thotë gjithmonë kundërshtarit terrorist. E gjen një faktor të dytë për të thënë terroristë. Si sot në Shqipëri që gjendet një arsye për të ushtruar terror. Si opozita që ka djegur mandatet e ka dalë në rrugën e ushtrimit të frikës. Ka një arsye të stisur, as vetë opozita nuk e ka idenë se pse ka dalë. Ky është një element i dytë, se përse ngatërrohet akti i terrorist me aktin protestues. E treta është se terrori modern politik është se: Herë konsiderohet terrorizëm, herë heroizëm”, u shpreh Frrok Çupi.

Për publicistin Çupi, një arsye tjetër është se gjithnjë akte të tilla dhune shkaktohen në emër të popullit.

Gjithnjë akte të tilla dhune shkaktohen në emër të popullit. Ne po luftojmë për popullin, ne jemi shumicë. Në të gjitha rrethanat e terrorizmit politik, e kërkojnë të përfitojnë politikisht. Në 2004-tën në Spanjë, kur Al Kaeda sulmoi trenat e Spanjës dhe vrau 200 persona. Ky terror solli ndryshimin e qeverisë në Spanjë, duke sjellë në pushtet Zapaterën”, tha Çupi.

Top Channel