Një 55-vjeçar ka rënë në ujërat e lumit të Bistricës pasditen e djeshme, teksa ka qenë duke ikur në shtëpi. Burime nga policia raportojnë se  rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit. Po punohet për gjetjen e tij.

Burimet raportojnë se 55 –vjeçari ka tentuar që të kalojë lumin në këmbë, me qëllim që të dalë në anën tjetër, por nuk ka mundur.

Dyshohet se mund ta ketë marrë rrjedhja e ujit dhe trupi i tij mund të ketë përfunduar në det, i cili është 1 km larg nga vendi i ngjarjes.

 

Top Channel