“Luajnë bixhoz” me të ardhmen e Putinit dhe vënë bast 400,000 dollarë se ai do të “rrëzohet” deri në fund të vitit, parashikimi i Forbes Duket e pabesueshme që një mrekulli e tillë mozaikësh me gurë, janë krijuar nga duart e një 70-vjeçari. Miliarda gurë të mbledhur me çanta, luginës së lumit Shkumbin, kanë krijuar një shtëpi mozaik, në Fushë Mbret të Elbasanit.
Duket edhe më e pabesueshme që të gjithë këtë e ka krijuar Enver Berisha, dikur kampion kombëtar në mundje.
Ky është pasioni i dytë i Enverit. Ai mësoi të endë gurët fare rastësisht edhe pse puna është e mundimshme dhe kërkon durim. Enveri nuk e shet punën e tij.
Dikur mundës dhe më pas shofer, jeta e Enverit ka kaluar në disa profesione, ndërsa në moshën thuajse 70-vjeçare ai e ka të pamundur të qëndrojë pushim ndërkohë që fëmijëve të tij do t’u lerë këtë parajsë të vogël në oborrin e shtëpisë.
Top Channel