Edukimi me punën nis që i vogël. Fëmijët e punonjësve të Digitalb panë nga afër platformën e të gjithë shqiptarëve, për të shuar pikëpyetjet e tyre se si ajo çka shohin në ekran bëhet e mundur dhe falë prindërve të tyre.

Fëmijët tregojnë se çfarë punë bëjnë prindërit e tyre në Digitalb.

“Kam ardhur sot të shoh punën e mamit”, thotë një prej fëmijëve.

“Mami im arkivon materialet para se të transmetohen”, shprehet vogëlushja që ndodhet në zyrën e mamasë së saj.

Gazetarja e pyet njërin prej fëmijëve se çfarë punë bën babi,  dhe ai përgjigjet:-“Gazetar”.

“Neve këtu jemi në Digitalb, edhe unë kur të rritem dua të punoj si babi”, shprehet e lumtur vogëlushja .

“ Do rregullojmë e-mailin sot”, e pyet njëri prej punonjësve të Digitalb vajzën e tij. “Në rregull?”, thotë ajo.

Në çdo cep të ambienteve të Digitalb, ishin fëmijët ata që në një ditë bënë punën e mamit apo babit. Ishin të vegjlit ata që çekuan hyrjet apo daljet në punë, që u ulën në vendet e familjarëve, që provuan emocionet në dhomën e kostumografisë dhe grimit, para fillimit të emisionit apo që u ngjitën në studiot e prezantuesve të njohur të Digitalb. Kjo mundësi u ofrohet të gjithë fëmijëve që ndajnë ditëlindjen me Digitalb , pasi këtë 15 vjetor dyert e Digitalb janë të hapur për ta. Mjafton të aplikosh tani tek digital.al dhe do të bëhesh pjesë e shtëpisë së Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA