Policia e Pukës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për shitje të narkotikeve. Në pranga ka rënë shtetasi B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të Policisë Durrës, e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit kishte  caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve”. Ky shtetas iu dorëzua strukturave të të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA