Ekspozimi i lartë në diell si dhe moskontrollimi i nishaneve që ndryshojnë formën, janë dy nga faktorët që çojnë në krijimin e kancerit të lëkurës.

Maji është muaji i sensibilizimit ndaj luftës kundër Melanomës, siç njihet ndryshe ky kancer në gjuhën mjekësore. Ndonëse Shqipëria ka një numër të vogël të pacientëve në krahasim me vendet fqinje, por edhe më gjerë, rastet e reja çdo vit nuk mungojnë.

Më të rriskuar për t’u prekur nga kanceri i lëkurës janë personat mbi 50 vjeç, personat me lëkurë të bardhë si dhe personat që kanë shumë nishane në trup. Ndër shenjat e para dalluese të shfaqjes së kancerit është ndryshimi total i formës së tij, ngjyrës dhe shpërndarjes në trup. Zbulimi i Melanomes mund të bëhet vetëm me anë të vizitës tek mjeku dermatolog, pasi shenja shqetësuese, si dhimbje, apo irritim të lëkurës, nuk ka.

Ndaj edhe dermatologet po vendosin gjithmonë e më tepër në dukje rëndësinë e kontrolleve të nishaneve. Por sa i rrezikshëm është kanceri i lëkurës? Si përhapet në pjesë të tjera të trupit? Sa na ndihmon kirurgjia? Po ecuria e pacientit pas kirurgjisë si pritet të jetë?

Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.

Top Channel