Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në Letoni pas një incidenti në kampin ushtarak “Adazi”.

“Ndaj dhimbjen me fëmijët, bashkëshorten dhe familjarët e komandantit trim, majorit Klodian Tanushi. Klodian Tanushi është një engjëll mbrojtës i paqes dhe ra dëshmor për Shqipërinë, Letoninë dhe Europën, për garantimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve letonezë dhe europianë.

Shqipëri, ji krenare për bijtë e tu që sakrifikohen për sigurinë e qytetarëve të Europës dhe të botës!”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit.

Top Channel