Situatë e tensionuar në protestë, efektivët Shqiponja mbërrijnë në Bulevard pas hedhjes së molotovëve
Përfaqësues të opozitës janë nisur sot drejt protestës së madhe në Tiranë,për t’ju bashkuar protestës së madhe siç ka deklaruar opozita,që kërkon largimin e Edi Ramës.
Nisja e protestuesve është bërë nga selia e Partisë Demokratike në Berat, ku edhe janë pozicionuar autobuzët që u nisën me protestuesit drejt Tiranës.
6 autobusë dhe 30 automjete të vogla janë nisur me protestues të Partisë Demokratike,ndërkohë që 4 autobuza dhe automjete private janë nisur me protestues të LSI-së.
Burimet zyrtare nga selia e Partisë Demokratike konfirmojnë se,numri i protestuesve dhe simpatizantëve demokratë është 700 ndërkohë që nga selia e LSI-së konfirmohet se,numri i protestuesve është 600.
Top Channel