Dëmtimi i Kevin Durant ishte një goditje e fortë për Golden State, por kjo e fundit diti të fitojë mbi fatin e keq dhe arriti të kalojë në finalen e Konferencës së perëndimit në kampionatin e NBA për të pestin vit radhazi. Skuadra e Steve kerr fitoi ndeshjen e gjashtë ndaj Houston 118-133 duke e mbyllur serinë e ndeshjeve me të në 4-2. Në Toyota Center u pa një ndeshje shumë e rivalizuar ku kryesimin në rezultat e merrte herë Golden State dhe herë Houstoni.
Ata që morën përsipër të drejtoni skuadrën kaliforniane drejt kësaj fitoreje ishin Klay Thompson dhe Stephen Curry që ndryshe njihen si ‘Splash Brothers’. Thompson që e mbylli këtë sfidë me 27 pikë personale shkëlqeu më shumë në pjesën e parë duke mbuluar Stephen Curry.
Por pas pushimit të ndeshjes, ishte pikërisht ky i fundit që mori rolin e protagonistit me 33 pikë, 16 nga të cilat i shënoi në 5 minutat e fundit të ndeshjes kur skuadra e Rockets nuk kishte më forcë për të reaguar. Por, përveç Curry e Thompson, te Warriors bënë një paraqitje të mirë edhe Igoudala, Looney dhe Livingston. Për Houstoni nuk mjaftuan 35 pikët e Harden dhe 27 të Chris Paul për ta çuar serinë e gjysmëfinaleve në ndeshjen e 7.
Top Channel