“Ky është një vend shumë i bukur. Natyrë dhe një mjedis i mahnitshëm. Shoh që është bërë një punë e mirë për ta mbrojur këtë zonë. Bëmë udhëtimin me varkë”, kështu tha një turist anglez.
Në një sipërfaqe prej 22.230 hektarësh ky park nuk ka vetëm pisha të egra dhe të buta. Vizitorët zbulojnë çdo ditë sekretet e florës dhe faunës së parkut kombëtar Divjakë Karavasta.
Disa lloje lulesh, si Orkidete e rralla të Divjakes po tërheqin gjithnjë e më shumë studiuesite e bimëve endemike.
Përveç ujit, peshkut të freskët, apo panoramës që ofrojnë flamingot si dhe kureshtja për pelikanin kaçurrel, synimi është që vizitorët të tërhiqen edhe nga disa prej 25 llojeve të gjitarëve që kanë habitatin e tyre në këtë pyll.
Top Channel