Fshati me tre kështjella; Historia e rrallë sonte në Gjurmë Shqiptare

11/05/2019 15:20

Përgjatë udhës së vjetër që lidhte qytetin e Beratit me Janinën, shumë karvanë tregtare apo ushtarake kanë kaluar përgjatë shekujve. Dikund gjurmët janë të dukshme, të tjera janë fshirë nga koha apo qëndrojnë të fshehura nëntokë.

Në këtë zonë ngrihet një fshat i vjetër i rrethuar nga disa kala të periudhave të ndryshme.

Shqipëria në fakt ka mjaft vende të tilla, por ky është vërtetë i veçantë. E para sepse nuk është dokumentuar apo hulumtuar asnjëherë, e dyta sepse në mënyrë të vazhdueshme njerëz të ndryshëm edhe nga jashtë vendit vijnë dhe e kërkojnë, dhe e treta lidhet me misterin dhe legjendat që e rrethojnë.

Çfarë gjurmojnë kërkuesit ilegalë nga Shqipëria , por edhe nga jashtë vendit ? Përse një fshat në dukje i thjeshtë rrethohej nga tre kështjella ? A ka diçka që nuk është treguar kurrë?

Përgjigjet sot në mbrëmje në 20:10 në Gjurmë Shqiptare të gazetarit Marin Mema.

Një vend pak i njohur, por me një histori të jashtëzakonshme…

Top Channel