E dërguara me punë e SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones, paraditen e të premtes, zhvilloi një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputeten Rudina Hajdari.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se takimi ka zgjatur 60 minuta.

Leyla Moses-Ones nuk preferoi të bënte asnjë koment në dalje nga Kryesia e Kuvendit, por Rudina Hajdari e pyetur nga Top Channel se çfarë u bisedua në këtë takim tha se:-“Diskutimi u përqendrua në çështjen e Reformës Zgjedhore si dhe mbështetjen për vazhdimin e reformës në Drejtësi si pjesë e detyrave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian. Zv ambasadorja shprehu mbështetjen e plotë për opozitën parlamentare dhe veprimtarinë e saj në kuadër të përmirësimit të sistemit politik”.

Pyetjes të Top Channel nëse zonja Leyla Moses-Ones, kishte një koment për protestën e nesërme të opozitës, tha se në orën në vazhdim Ambasada Amerikane do të publikojë një qëndrim.

Takimi zonjës Leyla Moses-Ones me përfaqësues të opozitës së re, siç ishte takimi sotëm me Rudina Hajdarin nuk është i pari. Mësohet se gjatë ditëve të shkuara ajo si edhe përfaqësues të stafit politik të kësaj ambasade, janë takuar edhe me përfaqësues të grupit parlamentar të pavarur ku janë grupuar deputetët që vinë nga listat e LSI. Opozita e re e cila është përqendruar në ndryshimin e sistemit zgjedhor ka gjetur përkrahjen e ndërkombëtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA