Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ndërkohë që opozita pritet të zhvillojë pasditen e nesërme protestën, për të cilën kryedemokrati Basha ka thënë se do vendoset fati i 15 viteve të ardhshme.
Me një shënim në Instagram duke postuar dhe një meme Braçe i kujton Bashës, se deri më tani opozita i ka bërë të gjitha, që nga sulmi më armë të lehta e antitanke, te hyrja nëpër zyra, ndërkohë që fundi sipas ka qenë i qartë.
“Po fundin a e dini? Akoma skeni vene mend? NUK MERRET PUSHTETI ME DHUNE OOO LYLZIM! Kurre!”-shkruan Braçe.
Postimi i Braçes
“DO TA SHIHNI NE 11”! Po cdo shohim?!
Ceshte kjo “goditja perfundimtare”?!
Po si nuk e kupton qe
i keni bere te gjitha, te gjitha;
Keni sulmuar me
arme te lehta e te renda,
me tanke e antitanke,
keni hyre deri ne zyra,
televizion gjithashtu;
Po pastaj, e mbani mend?!
Firuat!
Do e beni prape?
Po fundin a e dini?
Akoma skeni vene mend?
NUK MERRET PUSHTETI ME DHUNE OOO LYLZIM!
Kurre!
A nuk e kupton qe cdo gje qe te besh, largohesh edhe me shume nga ai qe ke qellim unik:
PUSHTETIN!
Je i njejti Lylzim,
edhe i akuzuari nga prokuroria si shperdorues epik i parave publike,
edhe ministri ushtaret e te cilit vrane ne mes te Bulevardit;
#IPAGJYKUARI I PERJETSHEM!
VO: nje akuze e rende penale,
nuk fshihet me mitingje partie,
po vetem me gjyq! Ai te tmerron!
Ai te ben te pabesueshem! Ai te ben qesharak!
Top Channel