Kanë nisur homazhet për nder të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të FA në Letoni, në Pallatin e Kongreseve.

Dje Këshilli i Ministrave, ka vendosur që data 10 Maj 2019 të shpallet dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj.

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje.

Pas ceremonisë trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA