Gara me kajak në lumin Drin është nisma e ndërmarrë për të dytin vit radhazi në Lezhë si mënyrë për të promovuar sa më shumë turizmin në ketë qytet.

Edhe pse garuesit nuk ishin profesionistë, e morën shumë seriozisht pjesëmarrjen. Të ardhur edhe nga qytete të tjera, ata kërkuan që kjo të kthehet në një traditë, në Lezhë.

Gara u ndjek me interes edhe nga qytetarët të cilët kërkojnë që këta aktivitete sportive të jenë më të shpeshta.

Aktiviteti synon po ashtu t’i japë tjetër një tjetër zhvillim turizmit në Lezhë, me synim për ta kthyer lumin Drin në një pikë atraktive për turistët e vizitorët.

Top Channel