Nëntetarja Zarife Hasanaj, Dëshmore e Atdheut u përcoll sot me nderime për në banesën e fundit në Varrezat e Dëshmorëve.

Familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore i dhanë lamtumirën e fundit nëntetares që vdiq në krye të detyrës.

Arkivoli i mbuluar me flamurin kuq e zi që mban trupin e Dëshmores së Atdheut iu drejtua rreth orës 13:50 monumentit “Nënë Shqipëri”.

Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 Maj gjatë misionit të saj në Letoni, ku i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

FOTO GALERI
9/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA