Kryeministri Edi Rama mori pjesë në  homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve për nder të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave të Armatosur në Letoni.

Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, mbërthyer nga lotët dhe dhimbja qytetarë nga e gjithë Shqipëria, kolegë dhe drejtuesit më të lartë të vendit u përkulën përpara arkmortit, të mbuluar me flamurin kombëtarë të nëntetares Zarife Hasanaj Dëshmorja më re e Atdheut .

Për kryeministrin Edi Rama ky arkmort i mbështjellë me flamurin e atdheut është sot mishërimi tronditës i së vërtetës së përditshme të besnikërisë ndaj atdheut.

“Me gjithçka dëgjova për të, më bëri përshtypje se kushdo më tregoi, përdori fjalën përpikmëri. Ishte e përpiktë në detyrë, përgjigjej me përpikmëri, vepronte me përpikmëri, kërkonte gjithmonë përpikmërinë. Sot flamuri kombëtar rri në gjysmë shtizë për të vajtuar në heshtjen e tij të përjetshme, të parën vajzë në historinë e forcave tona të armatosura që ndahet nga jeta për shkak të detyrës dhe nën flamurin kuq e zi do ta bëjë rrugëtimin e fundit për tu ndalur përjetë në varrezën e dëshmorëve të kombit. U prehtë në paqe mes më të mirëve të këtij dheu e na ndriçoftë bashkë me ata, më të mirët, në çdo hap të rrugës sonë drejt të nesërmes”, tha Rama.

Olta Xhaçka ministre e Mborjtes e pllakosur në lot, në fjalën e saj të lamtumirës u shpreh se “Nëntetarja Hasanaj nuk ishte thjesht një efektive e talentuar, ajo ishte një shembull për shumë vajza që duan t’i bashkohen FA. Ishte një nga më të mirat, më të aftat, kjo e bën edhe më të dhimbshme”.

Me një zë që i dridhej nga dhimbja nga kjo ditë e zezë për forcat e armatosura, Shefi i Shtabit Gjeneral Brigade Bardhyll Kollcaku tha se Zarife Hasanaj po shkon në altarin e pavdekësisë, në gjirin e nënës së madhe Shqipëri. Dëshmorët shkojnë në vendin e shenjtë, aty ku prehen të përjetshmit e pavdekshëm”.

FOTO GALERI
16/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA