“Guns N ‘Roses”, kanë paditur një fabrikë birre në Kolorado për shkelje të të drejtave ekskluzive të emrit pasi kanë hedhur në treg një birre të quajtur “Guns’ N ‘Rosé”.
Përpara një gjykate në Kaliforni, grupi i famshëm i hard rokut argumentoi se konsumatorët ka të ngjarë të ngatërrohen me emrin e vendosur nga Oskar Blues Brewery dhe mund të supozojnë se është pjesë e një partneriteti zyrtar.
Në aktpadi thuhet se imazhi i grupit ka pësuar “dëm të pariparueshëm” prej birrës artizanale e me gjasë, kjo do të dëmtojë markat e tyre, reputacionin e biznesit dhe vullnetin e mirë.
Grupi argumenton se fabrika e birrës nuk “nuk duhet të ketë të drejtën të vazhdojë të shesë këto produkte që cenojnë prestigjin dhe famën e “Guns N ‘Roses” pa miratimin, licencën apo pëlqimin e grupit, që kërkon në këmbim dëmshpërblime e thotë se prodhuesit e birrës të kapur me këtë shkelje, duhet të paguajnë edhe shpenzimet ligjore.
Oskar Blues Brewery ende nuk i është përgjigjur padisë. Ai kishte tentuar ta bënte markën e emrit Guns N ‘Rosé dhe braktisi aplikimin pas kundërshtimit të hasur nga grupi, por ndërkohë nuk kishte hequr dorë nga synimi që të vazhdonte të shiste birrën deri marsin e vitit 2020.
Top Channel