“Unë kam diskutuar dje me kryeministrin e Shqipërisë, zoti Rama. Një bisedë shumë të hapur. Kemi diskutuar për mundësinë e heqjes tërësisht të kufijve Kosovë Serbi, të një modeli evropian, nën ombrellën e vlerave Euroatlantike. Askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe të një hapësire kudo që jetojnë shqiptarët pa kufi, pra të një lëvizje të lirë”, u shpreh Presidenti i Kosovës.

Pak përpara nisjes të  samitit,  presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka patur një shtrëngim duarsh  me homologun serb Aleksandër  Vuçiç por asnjë komunikim tjetër. i vetmi kujtim për tu mbajtur mend nga  dy nga ky samit dhe asgjë tjetër.

“Mundësitë janë, shpresoj ende që do të arrihet një marrëveshje gjatë këtij vit. Një marrëveshje të pavarur dhe sovrane. Dhe gjithashtu theksoj edhe një herë me përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin aktual, duke mos cenuar asnjë centimetër të republikës së Kosovës. E theksoj edhe një herë që tarifa ka qenë në vendim i drejtë dhe legjitim. Dhe do të mbetet në fuqi. Duhet të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar”, u shpreh Thaçi.

Shpresoj tha presidenti Thaci që vendet e BE-s të jenë më unike ndryshe nga ajo që u pa në samitin e Berlinit.

“Shpresoj që Samiti i Parisit të jetë më mirë i organizuar dhe të prodhojë substancë dhe gjithashtu shpresoj sepse kam qenë vetë i tmerruar kur u informova se në Berlin nuk kanë qenë të informuar organizatorët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj e ritheksoj edhe një herë sot se pa rolin udhëheqës të SHBA-së, nuk mund të ketë as dialog të suksesshëm dhe e lëre mos ndonjë marrëveshje të apo ndonjë implementim.

“Askush nuk duhet ta mendojë- thekson presidenti Thaçi- se Kosova mund të ketë fatin e modelit të disa republikave siç ndodhi në Bosnjë”.

“Nuk do të lejojmë që në Kosovë, në asnjë rrethanë të krijohet ndonjë asosacion, as me mandat ekzekutiv apo tjetër sepse ngjallni një model të republikës serbe. Krijimi i një modeli të tillë do të ndikonte në ndarjen e Kosovës, gjë që ne nuk do ta lejojmë në asnjë rrethanë dhe nuk do lejojmë nga askush që të vihet në tavolinë. Kam kërkuar nga autoritetet e Bosnje-Hercegovinës që kanë qenë përfaqësuar si ai serb dhe ai boshnjak, që ta njohin Pavarësinë e Kosovës sepse është një vendim Evropian dhe di të ndihmojë në stabilitetin e rajoni”, përfundoi Presidenti i Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA