Spiunë për të raportuar korrupsionin ka, por nuk sinjalizojnë. Prej mesit të vitit 2016 në institucionet shtetërore me mbi 80 punonjës dhe subjektet private me mbi 100 punonjës janë ngritur njësi të posaçme për sinjalizimin e korrupsionit.

Raportet i dërgohen Inspektoratit të Larte te Deklarimit te Pasurive, i cili më pas nëse i gjykon të drejta dyshimet dërgon heshtjen në prokurori ose polici. Në  2018 janë 166 njësi raportuese në shtet dhe 446 në privat. Por Kryeinspektori i deklarimit të pasurive Shkëlqim Ganaj, tha megjithëse janë hartuar mbi 400 raporte, vetëm nga tre institucione shtetërore ka pasur sinjalizime për korrupsion, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Porti i Durrësit.

“U bë viti i dytë që nuk ka asnjë rast sinjalizimi nga sektori privat, kuptohet se duhen parë dhe shkaqet nga se është kjo situatë. Nga 157 raporte të njësive përgjegjëse të autoriteteve publike ka vetëm 3 sinjalizime”, tha Shkelqim Ganaj, kryeinspektor ILDKPKI.

Përmes ligjit për sinjalizimet synohet forcimi i luftës ndaj korrupsionit dhe ulja e abuzimit me fondet publike. Madje  për sinjalizuesit ofrohet dhe mbrojte nëse kërcënohen me vendin e punës. Rikthimi i kësaj tradite jo edhe aq pozitive për shkak të së shkuarës komuniste ende s’po jep efekte. Megjithatë ky sinjalizimi i korrupsionit nga punonjësit e brendshëm është një model i suksesshëm në perëndim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA