Liderët e Ballkanit ndodhen sot në Tiranë për të qenë pjesë e Brdo Brijunit dhe ka qenë Presidenti Meta ai që iu ka dhënë mirëseardhjen.
Fillimisht Presidenti ka pritur homologun e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.
Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Qëllimi i këtij Samiti është krijimi i iniciativave rajonale dhe shtimi i bashkëpunimit rajonal për një proces më të shpejtë drejt integrimit evropian. Ky samti ndodh në Ditën e Europës dhe është një iniciativë që përkrahet nga BE dhe prezent do të jetë edhe Federica Mogherini.
Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian. Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit.
Top Channel