Partia më e re Bindja Demokratike mori fitoren e parë për sa i takon zgjedhjeve të 30 qershorit. Bindja Demokratike e cila do të hyjë në zgjedhje, nuk do të çrregjistrohet sikurse kërkoi një tjetër parti e së djathtës.

“Siç e thanë dhe përfaqësuesit e partizës që ishte përdorur për të vënë në lëvizje këtë gjykatë, Bindja Demokratike ka frikësuar partitë e tjera në vend pikërisht ato të djathta sepse Bindja Demokratike do të zëvendësojë më shumë se sa vetëm partitë e djathta në këtë vend”, tha Fabjan Topallaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike.

Kolegji zgjedhor që do të shqyrtojë çdo ankimim të mundshëm për zgjedhjet e 30 qershorit ka zbritur në sallën e gjykatës së Apelit për të shqyrtuar ankesën e parë për këto zgjedhje.

Bindja Demokratike solli reagimin e një tjetër partie Bashkimi Demokrat Shqiptar që kundërshtoi krijimin e BD dhe kërkoi shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nën pretendimin se kjo parti ishte regjistruar tej afatit të 23 prillit.

“ është një vendim që ata vetë nuk e dinë si e kanë dhënë dhe pse e kanë dhënë. Gjatë shqyrtimit gjyqësor u thanë të gjitha argumentat, ankimi ishte i lidhur drejt për së drejti me cënimin e interesit si të partisë dhe të zgjedhjeve gjithashtu, pasi nuk kanë respektuar as afatet ligjore, as përcaktimet ligjore të kodit zgjedhor si dhe ligjit zgjedhor për partitë politike”, tha Ledio Nuraj Avokat i Bashkimit Demokrat.

Nga ana e tyre juristët e KQZ kundërshtuan me pretendimin se partia paditëse Bashkimi Demokrat nuk legjitimohet në këtë proces, dhe diçka e tillë u konstatua edhe nga Kolegji Zgjedhor që vulosi vazhdimësinë e Partisë Bindja Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA