Presidentët kritika për BE. Samiti në Tiranë, bojkoton Ivanov. Vuçic: Pesimist për dialogun me Kosovën

09/05/2019 15:02

Presidentët e gjashtë vendeve të rajonit u mblodhën në Tiranë për të vijuar traditën e samiteve të Brdo Brijunit një iniciativë e lançuar që në vitin 2013 nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë. Samiti përkon me Ditën e Europës për të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për ti afruar vendet e tyre me unionin euoropian.

Presidenti Geoge Ivanov e bojkotoi këtë samit pasi nuk donte të përfaqësonte vendin e tij nën emrin e ri Maqedonia e Veriut. “Vendet tona,- tha presidenti Meta gjatë samitit,  -kanë ende shumë për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Europian dhe filozofia e këtij projekti historik, nxitëse të një epoke të re të bashkëjetesës në rajonin tonë”.

“Të gjithë do të donim që edhe dialogu Serbi-Kosovw të kishte përfunduar dje, jo sot as nesër. Nëse do të kishin ndodhur të dyja proceset menjëherë, dikush mund edhe të na ngatërronte dhe do mendonte se jemi në Beneluks dhe nuk ishim në këtë rajon të Europës që ka qenë me një të kaluar mjaft të vështirë, jo më shumë se 20 vjet më parë”, u shpreh presidenti Meta.

Në konferencën për shtyp presidenti Polonisë Andrzej Duda tha se dialogu është vetmja rrugë  që do ti afrojë vendet me BE-n.

“Europa Juglindore ka nevojë për Evropën dhe anasjelltas. BE duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësim, të gjej programe dhe instrumente që e mbështesin këtë gjë”, u shpreh ai.

Ndërsa  presidenti i Sllovenisë Barut Pahor thotë se Parlamenti i ri Evropian i dalë pas zgjedhjeve, do të duhet të shohë arritjet dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic deklaroi mbështetje për integrimin vendeve të rajonit në BE dhe nuk i kurseu kritikat për Brukselin.

“ Unë jam e frikësuar se situatën që kemi, diskutimet brenda BE-së, jemi duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Europën Juglindore. Ne harrojmë që BE-ja është e paplotë, kjo është një pjesë natyrale e BE-së. Nuk dua të përmend fjalën zgjerim, por konsolidimin e tyre vendeve të rajonit në BE. Jam e shqetësuar për mungesën e progresit të pa arritur. Negociatat do të fillojnë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Kroacia do e mbështesë dhe ne do të vijojmë të argumentojmë përmirësimin e proceseve të tjera. Dëshirojmë liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha ajo.

Një burim nga brenda seancës plenare që u zhvillua me dyer të mbyllura i tha Top Channel se “presidenti Serbisë Aleksander Vuçiç është shprehur me doza pesimiste për të ardhmen europiane të Ballkanit përfshi dialogun me Kosovën. Për momentin  Beogradi dhe Prishtina janë vite larg gjetjes të një zgjidhje për problemin e Kosovës. Kjo është diçka e keqe për serbët dhe shqiptarët dy kombet më të mëdha në Ballkan” deklaroi Vuçiç në samit.

Mediet serbe e kanë quajtur takimin e Vuçiç me presidentin serb të Bosnjës Milorad Dodik në Tiranë,  si një takim mes vëllezërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA