Nesër i jepet lamtumira nëntetares Hasanaj
09/05/2019 19:19
Nesër në orën 10:00 deri në 11:30, do të mbahen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj.
Ndërsa në orën 13:00 do të mbahet ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit”.
Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i atdheut”, pasi humbi jetën në krye të detyrës.
Përpara se trupi i saj të nisej drejt Shqipërisë, në bazën Camp Adazi, në Letoni është zhvilluar një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e 10 vendeve, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.
Top Channel