NBA, fiton Golden state ,Milwaukee në finalen e “Lindjes”

09/05/2019 14:31

Milwaukee mbyll përfundimisht llogaritë e sfidës me Bostonin dhe kualifikohet për në finalen e Konferencës së Lindjes. Skuadra e Bucks fitoi ndeshjen e pestë me Celtics përballë publikut të saj 116-91 duke e fituar serinë e këtyre sfidave me rezultatin 4-1.

Këtë herë te Milwaukee, Antetokounmpo nuk ishte i vetëm në drejtimin e skuadrës drejt fitores, edhe pse paraqitja e tij ishte fantastike me 20 pikë, 8 topa në tabelë dhe 8 assist. Këtyre shifrave u shtohen statistikat e Khris Middleton me 19 pikë, të Eric Bledsoe me 18 pikë dhe George Hill me 16. Milwaukee e filloi të bëjë diferencën në këtë ndeshje në periodën e dytë të saj, pasi në të parën Bostoni arriti t’u rezistojë sulmeve të Bucks. Me kalimin e minutave avantazhi i Milwaukeet u thellua dhe në fund fitorja i takoi pikërisht kësaj skuadre që shfaqi edhe njëherë superioritetin e saj ndaj rivalëve

Ndërsa në Konferencën e Perëndimit, Golden State iu imponua Houstonit duke e mundur 104-99 për të marrë kryesimin në 3-2. Në Oracle Arena, u pa një ndeshje me 2 tablo, ku fillimisht ishin kampionët në fuqi që dominuan në parket, por që më pas gjetën kundërpë5rgjigjen e Houstonit. Gjithsesi ajo që ka rëndësi për skuadrën e drejtuar nga Steve Kerr është rezultati përfindimtar që ishte në favorin e saj që do të thotë se GFolden State është vetëm 1 fitore larg finales së tij të 5 në po kaq sezone në Konferencën e Perëndimit. Lajmi më i keq për Warriors është dëmtimi i pësuar nga një prej yjeve të kësaj skuadre, Kevin Durant që u detyrua të braktisë këtë ndeshje me basketbollistin që në pjesën e parë shënoi 20 pikë. Për vijimin e takimit, Golden State i besoi binomit Curry-Thompson për të kaluar vështirësitë që i shkaktoi Houstoni pas pushimit të ndeshjes dhe për të marrë maksimumin. Ndeshja e 6 do të luhet në Toyota Center të Houstonit ku skuadrës teksane i kërkohet me çdo kusht fitorja për të tentuar kalimin në finale në ndeshjen e 7 në Kaliforni.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA