Në ditën e Europës, në qytetin e Elbasanit është zhvilluar një marshim me biçikleta, me moton që drejt Europës shkohet duke u kujdesur për qytetet tona.

Të rinjtë janë nisur nga stadium “Elbasan Arena”, përgjatë bulevardit “Qemal Stafa” duke shpërndare mesazhe për sa më shumë kujdesje ndaj qyteteve. Të ecim me biçikleta, sa më pak ndotje, është mesazhi që ata kanë dashur të përcjellin.

Me Aktivitete të tilla  sensibilizuese synojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët se rruga drejt Europës nuk është vetëm detyrë e politikës, por e secilit qytetar që dëshiron të jetë një qytetar i denjë europian.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA