Të pranishëm në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve në festivalin “Dea Open Air” ishin: kineastë, aktorë e regjisorë nga Europa dhe bota, personalitete të kulturës dhe biznesit, artistë të zhanreve të tjera të artit, diplomatë, përfaqësues të medias etj.
Çmimi qendror i Edicionit VI të DEA OPEN AIR Internatoonal Film Festival, DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë iu akordua filmit :
Zoti ekziston. E quajnë Petrunija – Teona Mitevska – Maqedoni.
Çmimi DEA për Filmin më të mirë Dokumentar shkoi për filmin Dritë – Yllka Gjollesha/Suela Bako .
Prania e Filmit të Shkurtër në DEA është pjesë e një traditë të konsoliduar ndër vite. Çmimi DEA për Filmin e Shkurtër më të Mirë shkoi për filmin Më fal – Besim Ugzmajli – nga Kosova.
Juria e Filmit të Shkurtër, Experimental dhe Studentor, në këtë kategori premoi këta filma: Çmimi DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar shkoi për filmin Prosphenes – Frank Ravel – Belgjikë.
Çmimi DEA për Filmin më të Mirë Studentor shkoi për filmin filmin Nadja – Abraham Joseph/Monty Majeed – Republika Çeke.
Çmimi Special i Medias DEA i vlerëson filmat nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik në formën e sensibilizimit të opinionit publik për çështje të rëndësishme të komunitetit.
Çmimi Special i Medias në Konkurimin e Filmit të Gjatë shkoi për filmin Një tregim Prishtine – Burbuqe Berisha – Kosovë 2019
Programi i filmit me metrazh të gjatë përfshiu filma nga Gjermania, Spanja, Kosova, Italia, Maqedonia dhe Rumania.
Këtë vit Çmimi i Publikut të Tiranës shkoi për filmin: Arbëria – Francesca Olivieri – Itali 2018
Dea e mirnjohjes për kontribut të spikatur në fushën e kinemasë, iu akordua regjisorit të shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti.
DEA HOMAZH, në shenjë nderimi për veprën dhe pikëllimi për humbjen, shkoi për njërën prej penave më të njohura dhe më prodhimtare të letërsisë shqiptare në përgjithësi dhe asaj të dedikuar kinemasë në veçanti, Kiço Blushit.
Për të marrë pjesë në seksionet e DEA Open Air International Film Festival 2018 aplikuan rreth mbi 1000 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga mbi 70 vende të botës.
Top Channel