Fatura të ulëta në kulmin e sezonit, zbulohet skema e vjedhjes së energjisë në Shëngjin
09/05/2019 13:17
Katër punonjës të OSHEE dhe pronari i një hoteli në Shëngjin janë arrestuar gjatë operacionit “Task Group”.
Çdo gjë nisi në gusht të 2018 pasi faturat e hotelit në pikun e sezonit turistik ishin tejet të ulëta ndaj kjo bëri që të ngjalleshin dyshime për ndërhyrje në sahatin e hotelit.
Punonjësit e OSHEE, në bashkëpunim kane shpërdoruar detyrës dhe kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti privat hotel , në pronësi të shtetasit M. N duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar.
Top Channel