Fahri Balliu ishte i ftuar sot në “Top Talk” për të folur mbi samitin e Brdo Brijunit që u mbajt sot në Tiranë, nën kujdesin e presidentit Meta.
Në samit morën pjesë disa figura të rëndësishme si krerët e shteteve të rajonit,ndër të cilët përmendim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që presidenti në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Ivanov refuzoi të merrte pjesë.

Ndërkohë të ftuar nderi ishin edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini si dhe presidenti i Polonisë Andrzej Duda.

“Unë mendoj që Meta, nga hiri nga ngritur këtë samit, sepse niveli dhe gjendja e marrëdhënieve ndërkombëtare në rajon dhe veçanërisht për ne shqiptarët këtu, ata në Kosovë e Maqedoni është dramatike për shkak të asaj lufte të fshehtë, të egër, të fshehtë që u bë për problemin e copëtimit të Kosovës. Realizimi i këtij samiti duket sikur ka “riparuar plagët që ka hapur sjellja shumë dramatike, tragjike dhe me pikëpyetje në prapaskenë e presidentit Thaçi dhe e Ramës në radhë të parë. Dhe mbështetjes që ata kanë marrë nga Vuçiç, nga Mogherini dhe nga një segment që vete dhe më thellë se kaq”, tha ai.

Ndërkaq ai ka sulmuar dhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka thyer raportet kombëtare shqiptare.

Për çështjen e copëtimit të territorit të Kosovës ai tha se është teza e ministrit të jashtëm rus, Lavrov dhe pastaj atë e ka përvetësuar Vuçiç dhe Mogherini sipas tij.

Ndërkohë për sa i përket deklaratës së Thaçit se ai i qëndronte besnikë idesë se “mund të kemi një marrëveshje me Serbinë, por pacënuar territorin aktual të Kosovës”, ai tha:

“Thaçi e ka kot, ai ka kaluar në frontin e servilizmit. Formulimet e tij nuk janë të drejta për një president. Nuk flitet kështu. Nëse ai është bashkuar me taksën le ta shpallë auto-kritikën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA