BD në zgjedhje, Bashkimi Demokrat ankimon: KQZ s’duhej ta kishte regjistruar

09/05/2019 11:02

Pas regjistrimit për në zgjedhjet e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike, çështja ka përfunduar në Kolegjin Zgjedhor, pasi partia Bashkimi Demokrat ka ankimuar vendimin e KQZ-së për regjistrimin e partisë së Astrit Patozi.

Sipas partisë Bashkimi Demokrat, partia Bindja Demokratike është regjistruar në 25 prill dhe pasi vendimi të merrte formë të prerë, duhej të regjistrohej në regjistrin e partive dhe pastaj vërtetimi i gjykatës do ishte i vlefshëm për t’u regjistruar në KQZ.

“Në datën 27-të, thotë partia Bashkimi Liberal , KQZ u mblodh dhe e regjistroi BD duke i ditur këto të meta”.

Seanca do të shqyrtohet sot në Kolegjin Zgjedhor, me anëtarë Tomor Skerli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj, Astrit Kalaja, Ridvan Hado.

Padinë kundër vendimit të KQZ, e ka ngritur Bashkimi Demokrat nën përfaqësimin e avokatit Ledio Nuraj.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel