Ullinjtë e Beratit rrezikojnë tharjen sepse një përqindje e mirë e kësaj kulture në rang qarku është prekur nga sëmundja e Verticelozës, e njohur ndryshe në gjuhën popullore si “sëmundja e zjarrit”.

Kjo sëmundje që mendohet të ketë ardhur në Shqipëri nga Italia cilësohet nga specialistët e bujqësisë si një sëmundje mjaft kërcënuese për ullinjtë në Berat.

Kjo sëmundje, sipas specialistëve të Drejtorisë së Bujqësisë në Berat, ka prekur varietetin e ullirit kokërrmadh të Beratit, dhe fermerët deri tani kanë pësuar një humbje prej 15% të prodhimit prej kësaj sëmundjeje.

Sipas specialistëve, nëse kjo sëmundje nuk do të izolohet dhe te vihet nën kontroll dëmi ekonomik në ullishtet e Beratit do të jetë kolosal.

Top Channel