Gentjana Sulaj, kreu Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i tha Kuvendit se deri me tani janë deklasifikuar 33.000 faqe dokumente.
Duke lexuar përpara deputetëve raportin vjetor zonja Sula u shpreh se kërkesat për tu njohur me dosjet kanë pësuar një rritje të konsiderueshme.
“janë bërë 68 mbledhje dhe janë marrë 482 vendime. Puna ka ardhur në rritje, janë verifikuar 463 kandidatë apo zyrtarë në detyra të larta. Janë marrë vendime për 184 kërkesa për qëllime rehabilitimi dhe dëmshpërblimi, ka pasur 612 aplikime individuale. Kemi pasur dhe kemi proceduar 172 kërkesa studimore dhe mediatike”, tha ajo.
Shtim kërkesash, tha zonja Sula ka edhe për personat e zhdukur gjatë komunizmit.
“Gjatë vitit 2018 në adresë të AIDSSH janë paraqitur 57 kërkesa me objekt rehabilitimin dhe qartësimin e fatit të të zhdukurve. Rezulton se 35 kërkesa janë përfunduar me vendimmarrje të autoritetit dhe janë në process verifikimi 22”, u shpreh më tej ajo.
Si nevojë prioritare për autoritetin e dosjeve zonja Gentjana Sula renditi plotësimin e strukturës së miratuar nga Kuvendi.
Top Channel