Në vendngjarje, mbetet një provë mjaft e vyer, siç ishte furgoni, dhe një viktimë. Pranë trupit, gjendet një kallashnikov dhe një granatë e pashpërthyer.
Këto prova dhe përballja me bandën u cilësuan sukses, por, shteti ishte sfiduar edhe njëherë në aeroportin e vetëm ndëkormbëtar, vend i rëndësisë së veçantë.
Ish-shefi i komisariatit i fajëson të gjithë, por ai bën një denoncim të fortë ndaj koncesionarit që sipas tij ka punësuar njerëz të paaftë përmes lidhjeve nepotike. Ai hedh dyshimet pikërisht te stafi i TIA-s për rrjedhje informacioni.
“Nga nepotizmi, gjithë njerëzit që punojnë në Rinas janë kushërinj njëri me tjetrin, dhe nuk e di sa i kanë kryer punën e vetë si polcia, si ICTS, të gjithë për ti marrë në punë, a i kanë bërë verifikimet apo jo, aty punojnë edhe punonjës sezonale kur rritet fluksi i njerëzve si në hyrje dhe dalje”, tregon Zijadin Allaraj, ish-shef i Komisariatit të Rinasit.
Top Channel