“Thaçi-Vuçiç-Rama, diskutime për shkëmbim të territoreve”. Rama i përgjigjet Haradinajt: Gënjeshtër marramendëse

08/05/2019 18:06

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se ekziston një dyshim i bazuar që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku.

Në konferencën e përbashkët me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, Rama e quajti këtë deklaratë një gënjeshtër marramendëse.

“Për sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën apo për të krijuar një hartë të ri për botën, më kujton atë shprehjen që pa dalë Facebook-u, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet, sot jetojmë në një botë që nga kjo pikëpamje është fatkeqe. Nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë, bëje të pabesueshme, thonte një shprehje. Sot është në përdorim të përditshëm për të goditur kundërshtarë, për masakruar karaktere personalitet në të gjitha nivelet, duke përfituar nga facebbok dhe mundësia për të torolisur të gjithë dynjanë me gënjeshtra marramendëse. Çdo shqiptar e kupton që kjo është një gënjeshtër e bërë aq e pabesueshme në mënyrë që të shitet dhe blihet në territorin e marrëzisë online”, shpjegoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA