Manastiri i Zvërnecit mbetet një nga pikat më të bukura të Vlorës, ku gërshetohet bukur turizmi natyror me atë detar dhe kulturor.

Kjo është dhe kisha e Shën Mërisë një kishë disa shekullore e cila prej vitesh pret turist vendas dhe të huaj, dhe e ka kthyer këtë vend në një destinacion turizmi.

Të shumtë janë pushuesit që preferojnë ishullin e Zvërnecit, pasi në këtë ishull ndodhen manastiri si dhe Kisha e Shën Mërisë, monument kulture. Në çdo ditë të vitit ky vend sjell turist nga të gjitha vendet e botës.

Kamera jonë ka qenë në një ditë të zakonshme, ku përveçse italianve , austriakve , nga Belgjika, sot për të vizituar këtë zonë ishte dhe një indoneziane.

Ata shprehen të mrekulluar nga ky vend si dhe nga historia e kësaj kishe shekullore. Të gjithë turistët e huaj vinin për të parë herë në Vlorë dhe kishin mbresa të bukura si nga vendet historike por dhe nga ndërtimet e reja, sic u shpreh çifti nga Italia për Lungomaren , i cili tha se është një investim shumë i bukur dhe i veçantë.

Top Channel