Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Për herë të parë në parlamentin shqiptar është ulur një deputet me papion. Ai është Kujtim Gjuzi, i cili ishte kujdesur që veshjen ta kishte kuq e zi për debutimin e parë si ligjvënës.
“Betohem, se do të jem gjithmonë përkrah qytetarëve”, u betua Gjuzi.
Pas betimit, Gjuzi që vjen nga listat e PD Durrës, tentoi të bëj protagonistin duke tentuar t’i drejtojë disa pyetje guvernatorit Gent Sejko, por hovin ia ndali kryeparlamentari Ruçi duke i treguar rregulloren.
“Ju thatë, që s’keni pyetje. Por në fakt unë jam ekonimist me profesion e do të doja t’i bëjë disa pyetje Guvernatorit” tha ai.
U betuan edhe Koci Tahiri nga listat e PD si dhe Klajdi Qama nga ato të LSI. Surprizues u paraqit në kuvend kandidati për deputet Indrit Hoxha.
Momentin kur ai duket të shqiptonte fjalën betohem, ndodhi e kundërta. Indrit Hoxha lexoi një deklaratë përse nuk pranonte mandatin.
“Ky nuk është Parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është i afërt. Unë refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajdutëve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu”, tha Indrit Hoxha.
Hoxha u largua menjëherë nga salla e Kuvendit duke iu bashkuar bashkëmoshatarëve të FRPD-s dhe LRI-s që protestuan në mënyrë simbolike me kartona të kuq pasi sipas tyre BE ia ka mbyllur dyert Shqipërisë për shkak të keqqeverisjes së kryeministrit Rama.
Top Channel