Pjesë e grupit “Bajri”? Gjykata lë në “arrest shtëpie” dy të rinjtë
08/05/2019 13:42
Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të rinj të cilët u arrestuan disa muaj më parë si pjesë e grupit të rrezikshëm “Bajri” të Shkodrës.
Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu ishin arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”, por tashmë do të hetohen për akuzat e tjera.
Siç edhe argumentohet në vendimin e Gjykatës për Klaudio Hoxhalliun, ky i fundit do të vijojë të hetohet për armëmbajtje pa leje, e deri më tani nuk provohet akuza tjetër ajo e strehimit në më mënyrë të jashtëligjshme të personit të shpallur në kërkim, Safet Bajri.
Top Channel