Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, përhapet drejt Malit të Çikës. Nis ndërhyrja nga ajri me dy avionët “Air Tractor” Opozitarët ne kuvend bashkuan votat me mazhorancën, në votimin e disa projektligjeve të rendit të ditës.
Pasi zunë vendet e PD-LSI të cilët dogjën mandatet, deputetët e rinj morën edhe postet e tyre në komisionet parlamentare. Myslym Murrizi, i cili nuk e la mandatin do të jetë zëvendës kryetar i kuvendit në vend të Edi Palokës. Ndërsa Rudina Hajdari do të drejtojë komisionin për Integrimin Europian, post që e mbante ish kolegu Genc Pollo. Ndërsa nga deputet e listave te LSI Enver Roshi do drejtojë Komisionin e Shëndetësisë e Raf Gjoni do mbajë postin e zëvendës kryetarit në Komisionin për Politikën e jashtme.
MYSLYM MURRIZI Zv. Kryetar i Kuvendit
RUDINA HAJDARI Kryetare e Komisionit të Integrimit Europian
FATIONA DHIMITRI Kryetare e Komisionit të Medias
ENVER ROSHI Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
RALF GJONI Zv. Kryetar në Komisionin për Politikën e Jashtme
ALBAN ZENELI Zv. Kryetar në Komisionin e Sigurisë
KORAB LITA Zv. Kryetare tek Komisioni i Ligjeve
Në seancën e kësaj të mërkure, për herë të parë në parlamentin Shqiptar, u ul një deputet me papion. Kujtim Gjuzi, i cili vjen nga radhët e PD, Durrës, pas betimit tentoi të bënte protagonistin duke i drejtuar disa pyetje guvernatorit Gent Sejko, por hovin ja ndali kryeparlamentari Ruci.
Edhe Koci Tahiri nga Lista e PD si dhe Klajdi Qama nga ajo e LSI, u betuan sot në Kuvend, por surpriza ishte Indrit Hoxha. Në vend të betimit si ligjvënës, Hoxha lexoi një deklaratë se përse nuk pranonte mandatin.
“Ky nuk është parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është shumë i afërt. Unë refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajdutëve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu”, deklaroi Indrit Hoxha.
Duke lënë menjëherë sallën e kuvendit, Hoxha ju bashkua bashkëmoshatarëve të FRPD-s dhe LRI-s që protestonin me kartona të kuq pasi sipas tyre, BE I ka mbyllur dyert Shqipërisë për shkak të qeverisë Rama.
Top Channel